Një grua “hidhet” në shinat e trenit N në stacionin 59-të në Brooklyn New York

Amerika

Një grua “hidhet” në shinat e trenit N në stacionin 59-të në Brooklyn New York

Nga: Beqir Sina Më: 2 prill 2019 Në ora: 06:35
Një grua “hidhet” në shinat e trenit N në stacionin 59-të në Brooklyn New York

BROOKLYN NY : Ekzaminuesit mjekësorë nxorrën nga shinat e treni trupin e një gruaje të vdekur në në stacionin e 59-të, të metrosë në lagjen Parkun Sunset të Brooklynit.

Stacioni 59-të Street në Brooklyn, është një pik lidhëse e dy linjave kryesore në Brooklyn dhe pjesa e qytetit ku çdo ditë nonstop udhëtojnë shumë shqiptar që me trenin R dhe trenin N që goditi dhe vrau një grua në Brooklyn gjatë orës së pikut më të madh të lëvizjes së puntorve në mëngjes, shkojnë në vendet e tyre të punës në qytetin Manhattan NYC.

NYPD tha se guaja që u nxorr nga shinat e trenit u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes në orën 8:30 të mëngjesit në stacionin e metrosë 59-të Street stacioni i metrosë N dhe R të lathes Sunset Park, në Brooklyn.

Emri i saj nuk është bërë i ditur deri sa të njoftohen të afërmit e saj.

Një dëshmitar që e pa ngjarjen nga afër në platform , u tha hetuesve se gruaja e cila ishte 30-40 vjeç, u hodh në shinat e trenit, sapo treni N hyri në platformën e stacionit 59-të Street .

Hetuesit nga metroja MTA dhe nga policia NYPD erdhën në vendngjarje dhe bllokuan të dyja linjat.

Ndërkohë për shkak të vdekjes së saj, shërbimi i trenave N dhe R u pezullua përkohësisht deri në orën 9:10.

Në orën 8:31 MTA njoftojë televizionet dhe radio lokale si dhe në rrjetin elektronik online që "dikush u godit nga një tren në Rrugën e 59-të (Brooklyn)" dhe se trenat N dhe R nuk po qarkullojin dhe shërbimi i trenave u pezullua në të dy drejtimet ndërmjet 36 dhe 95 Street në Brooklyn.

Udhëtarët e shumtë u trasportuan me autobus në stacionet mëtë afërta.

Shërbimi i metrosë ka rifilluar, regullisht 5 orë më vonë të hënën në mesdrekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat