Martohen pak minuta para operacionit cezarian

Amerika

Martohen pak minuta para operacionit cezarian

Më: 2 prill 2019 Në ora: 08:32
Foto

Pete Buttigieg, kryebashkiaku i South Bend, në shtetin e Indianas, tha se palët, Mary dhe Gabe,  arritën në zyrën e tij rreth orës 08:15 dhe kërkuan të martoheshin para se foshnja të vinte në jetë.

Ndërkohë punonjësit e stafit u bënë  dëshmitarë të kësaj martese, ndërsa çifti  përdorën shirita në vend të  unazave pasiqë nuk i kishin gati.

Mary solli në jetën vajzën e saj në 09:00.

Jade Katherine Jones është bërë "banori më i ri i South Bend", shkroi kryebashkiaku Buttigieg në një postim në faqen e tij në Facebook.

"Ky është një nga momentet që do të më mungojë kur të kem përfunduar mandatin si kryetar bashkie”,  shkroi ai, duke publikuar një fotografi të vajzës së porsalindur.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat