Nxënësit ia publikuan foton topless, mësuesja largohet nga puna

Amerika

Nxënësit ia publikuan foton topless, mësuesja largohet nga puna

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:17
Mësuesja

Një mësuese në Long Island, SHBA është larguar nga puna, pasi nxënësit nxorën selfien topless të saj.

Mësuesja e matematikes, Lauren Miranda, 25 vjeç, e kishte bërë selfien disa vite më parë dhe ia kishte dërguar ish-të dashurit të saj që gjithashtu punonte si mësues në një shkollë tjetër.

Por, selfie e saj ra në dorën e një nxënësi, i cili e shpërndau atë në janar dhe bëri që administrata e shkollës të vendoste ta linte mësuesen pa rrogë tre muaj.

Javën e kaluar, ajo u pushua nga puna, pasi dha mësime të matematikës në shkollën “Bellport” për katër vjet. Mësuesja nuk ia ka idenë se si selfie e saj ra në duart e nxënësit.

Image

Pas këtij rasti, mësuesja është duke përgatitur një padi për diskriminim gjinor, që mund të fitojë deri në 3 milionë dollarë nëse e fiton rastin. Siç raportohet nga New York Post, mësuesja tha se kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse selfie do të ishte e një mësuesi – dhe se shpërndarja e fotografisë ka ndodhur vetëm për shkak se ajo është grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat