Nancy Pelosi reagon lidhur me akuzat për ngacmim seksual ndaj Joe Biden

Amerika

Nancy Pelosi reagon lidhur me akuzat për ngacmim seksual ndaj Joe Biden

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:28
Joe Biden

Pretendimet që ish-zëvendës presidenti amerikan Joe Biden, i ka prekur gratë në mënyrë të papërshtatshme nuk duhet ta skualifikojë atë nga gara për president, tha njëra nga figurat më të rëndësishme demokrate, Nancy Pelosi.

Por, ai duhet ta kuptojë se “hapësira personale e njerëzve është e rëndësishme”, shtoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Një grua e dytë ka ngritur akuza ndaj Biden, i cili mendon të garojë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2020.

Ai ka thënë se nuk beson se ka vepruar ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme.

Cilat janë akuzat?

Akuzat e fundit vijnë nga Amy Lappos – një ish-ndihmëse 43 vjeçare një kongresisti demokrat.

Ajo thotë se Biden e preku atë në mënyrë të papërshtatshme në një organizim për mbledhjen e fondeve në një shtëpi private në Hartford, Connecticut, në vitin 2009. Ajo i tha Hartford Courant-it, se zëvendëspresidenti i atëhershëm, hyri në kuzhinë për të falënderuar një grup ndihmësish, para se t’i mbështeste të dyja duart rreth fytyrës së saj dhe ta tërheqte atë për t’i prekur hundët.

Lappos i bëri thirrje Biden që të mos kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se “afiniteti i paftuar nuk është në rregull, objektifikimi i grave nuk është në rregull”.

Image

Ndërsa javën e kaluar, Lucy Flores tha se Biden i kishte vënë dy duart mbi shpatullat e saj nga pas dhe se e kishte puthur në kokë nga pas. Sipas saj kjo kishte ndodhur kur ajo po kandidonte për guvernatore të Nevadës në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat