Amerikani dënohet me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje të fëmijës 10 muajsh

Amerika

Amerikani dënohet me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje të fëmijës 10 muajsh

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Benjamin Taylor, 33 vjeçar, shtetas i SHBA-së në Virgjinian Perëndimore, është dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësi për të apeluar, pasi që e përdhunoi dhe e vrau vajzën e të dashurës së saj, e cila ishte 10 muajshe.

Ai është dënuar nga gjykata e qarkut të qytetit Jackson, me vrasje të shkallës së parë, për përdhunim dhe vrasje të një vajze 10 muajshe.

Hetuesia dhe prokuroria e vërtetoi fajësinë e tij pas analizës së gjakut së vajzës, dhe analizës së AND-së në pantallonat e tij. Rasti ka ndodhur më 16 tetor, 2016.

Taylor në dëshminë e tij tha se kishte pirë disa birra, gjersa fëmija ishte nën kujdesin e tij, dhe se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat