UNICEF: Fëmijët venezuelianë rrugëve, kanë nevojë për ndihmë

Amerika

UNICEF: Fëmijët venezuelianë rrugëve, kanë nevojë për ndihmë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:08
Foto

Në kryeqytetin e Kolumbisë, fëmijët venezuelianë, përfshirë foshnjat, kalojnë orë të tëra në kryqëzime të rrugëve për të kërkuar lëmoshë, ndërsa prindërit e tyre emigrantë shesin karamele ose u kërkojnë shoferëve disa monedha për të kaluar një ditë tjetër pasi kanë ikur nga atdheu në kërkim të një jete më të mire, shkruan AP.

Ndikimi i problemeve shkatërruese ekonomike, sociale dhe politike të Venezuelës ka rënë në të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibet në vitet e fundit, pasi më shumë se 3 milion njerëz u larguan nga vendi. Ashtu si në rastin e emergjencave humanitare në mbarë botën, fëmijët janë më të prekshmit.

Rreth 1.1 milion fëmijë do të kenë nevojë për akses në shërbime të tilla si arsimi, kanalizimi dhe uji i pijshëm i sigurt në rajon këtë vit për shkak të krizës së migrantëve venezueliane, thotë UNICEF në një raport të ri. Agjencia për fëmijët tha se shifra e parashikuar është më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë të tillë tani, dhe shprehu shqetësim rreth raporteve të diskriminimit dhe dhunës ndaj fëmijëve dhe familjeve venezueliane.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat