Kanada frikësohet nga ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e tetorit

Amerika

Kanada frikësohet nga ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e tetorit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:38
Chrystia Freeland

Ministrja e Jashtëme e Kanadasë tha të premten se ka shumë të ngjarë që do të kishte ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e tetorit të vendit të saj dhe se kishte pasur disa ndërhyrje në këtë process, shkruan Reuters.

"Ne jemi shumë të shqetësuar. Mendoj se gjykimi ynë është se ndërhyrja është shumë e mundshme dhe ne mendojmë se ka patur tashmë përpjekje nga aktorët e huaj malinj për të prishur demokracinë tonë ", tha Chrystia Freeland kur u pyet nëse ajo ishte e shqetësuar se Rusia do të kërkonte të ndërhynte në zgjedhje.

Duke folur në një takim të G7 në Britani, ajo shtoi se përpjekja nuk ishte aq shumë për të siguruar një rezultat, por për t'i bërë shoqëritë më të polarizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat