Gjenerali që luftoi krah George Washington mund të ketë qenë femër

Amerika

Gjenerali që luftoi krah George Washington mund të ketë qenë femër

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:53
Ai madje besohet t’i ketë shpëtuar jetën George Washingtonit në betejën e Brandywine-t

Gjenerali i famshëm polak Casimir Pulaski, i cili luftoi në krah të George Washingtonit dhe konsiderohet një hero lufte si në Poloni, ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ose femër ose ka pasur çrregullim të zhvillimit gjinor.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët së fundi. Aristokrati i guximshëm iu bashkua ushtrisë amerikane dhe luftoi kundër trupave britanike në 1777-tën.

Ai madje besohet t’i ketë shpëtuar jetën George Washingtonit në betejën e Brandywine-t.

Pulaski vdiq në vitin 1779, në moshën vetëm 34 vjeçare, shumë pak pasi u plagos rëndë gjatë rrethimit të Savanës. Eshtrat e tij u ruajtën të mbyllura në një kuti metalike, e cila u gropos poshtë një monumenti të kushtuar atij në savanë, dhe kështu kërkuesit e patën mundësinë ta zhvarrosnin dhe studionin skeletin e tij.

Që në pamje të parë, ata vunë re disa karakteristika të qarta femërore, por duhet të siguroheshin që ishin eshtrat e gjeneralit dhe nuk qenë zëvendësuar me ato të dikujt tjetër.

Kështu arritën të gjejnë një pasardhëse të tij dhe të krahasonin ADN-në; rezultoi që kishin të drejtë. Ishte pikërisht gjenerali i cili në shkrimet e kohës përshkruhet si luftëtar i paepur dhe kalorës jashtëzakonisht i zoti.

Ai nuk u martua kurrë e nuk pati fëmijë. Studimi i financuar nga instituti Smithsonian vërtetoi dyshimet, por ekspertët thonë se me shumë gjasë Pulaski nuk e ka menduar se në të vërtetë mund të ishte një femër; thjesht ka konsideruar se është një mashkull, me të cilin diçka nuk është në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat