Pompeo: Të gjitha bankat të ndërpresin lidhjet me Gardianët e Revolucionit në Iran

Amerika

Pompeo: Të gjitha bankat të ndërpresin lidhjet me Gardianët e Revolucionit në Iran

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:12
Mike Pompeo

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo i bëri sot thirrje të gjitha sipërmarrjeve dhe bankave në të gjithë botën që të ndërpresin të gjitha lidhjet financiare me Gardianët e Revolucionit iranian, që tashmë ndodhen në listën amerikane të organizatave terroriste.

“Regjimi iranian nuk konsiderohet vetëm si një mbështetës i terrorismit”, deklaroi ai.

“Por ai konsiderohet vetë i implikuar në veprime terroriste”, theksoi Pompeo pas kësaj deklarate që prek ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike të Iranit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat