Trump: Nuk rikthejmë ndarjen e familjeve të migrantëve

Amerika

Trump: Nuk rikthejmë ndarjen e familjeve të migrantëve

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:47
Ilustrim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se nuk synon të rikthejë politikën e ndarjes së familjeve të migrantëve që kishte aplikuar në vitin 2018 para se të tërhiqej përballë kritikave.

“Nuk synojmë ta bëjmë këtë”, theksoi ai, duke garantuar se kjo masë pati një efekt të vërtetë frenues.

“Për aq kohë sa ju nuk do e bëni, sepse kjo tërheq shumë njerëz në kufij”, shtoi ai, duke iu referuar personave që afrohen në kufirin amerikan me Meksikën për t’iu bashkuar familjarëve të tyre që ndodhen në SHBA. /ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat