Kryetari i New York-ut shpall gjendje emergjente shëndetësore pas shpërthimit të fruthit

Amerika

Kryetari i New York-ut shpall gjendje emergjente shëndetësore pas shpërthimit të fruthit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 22:43
Bill de Blasio

Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen emergjente shëndetësore, pas shpërthimit të fruthit.

Kjo situatë përfshinë disa prej pjesëve të caktuara të Bruklin. Të gjithë banorëve të zonave të prekura iu është thënë që të vaksinohen ose përndryshe do të gjobiten, shkruan BBC.

Kanë qenë 285 raste që janë prekur nga fruthi nga 30 shtatori i vitit të kaluar. Nga të infektuari 246 kanë qenë fëmijë, ka njoftuar komisionari shëndetësor, Oxiris Barbot.

Kjo është shifra më e madhe e të prekurve me fruth në këtë vend që prej vitit 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat