Pompeo: Trump 'do të vazhdojë të rrisë presionin’ ndaj Iranit

Amerika

Pompeo: Trump 'do të vazhdojë të rrisë presionin’ ndaj Iranit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:37
Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo, tha të mërkurën se, Presidenti Donald Trump do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Iranit, por refuzoi komentojë më tej mbi mundësinë e heqjes dorë nga vendet që importojnë naftë iraniane, raporton Reuters.

Pompeo i tha një komiteti të Senatit amerikan se ai nuk kishte "njoftime" mbi heqjen dorë, veçanërisht në një mjedis të paklasifikuar. "Unë mund të siguroj pjesën tjetër të botës se Presidenti Trump do të vazhdojë të rrisë presionin mbi Republikën Islamike të Iranit në mënyrë që sjellja e tyre të ndryshojë", tha Pompeo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat