Trump do të sfidohet edhe nga republikanët më 2020 - Bota Sot
Trump do të sfidohet edhe nga republikanët më 2020

Amerika

Trump do të sfidohet edhe nga republikanët më 2020

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:38
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të përballet me sfida brenda Partisë së tij Republikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-guvernatori i Masaçusets, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij për president të SHBA-së, duke u bërë republikani i parë që do ta sfidojë Trumpin në vitin 2020.

"Unë vërtet mendoj se nëse edhe gjashtë vjet kemi gjëra të njëjta nga Shtëpia e Bardhë, të tilla si në dy vjetët e fundit, do të ishte tragjedi politike", tha Weld për CNN-in.

Por, udhëheqësit e Partisë Republikane e hodhën menjëherë poshtë fushatën e tij.

"Çdo përpjekje për të sfiduar nominimin e presidentit është e prirë të mos çojë askund", tha përmes një deklarate Komiteti Kombëtar Republikan.

Sipas sondazhit më të fundit të kompanisë amerikane Gallup, 89% e votuesve republikanë e mbështesin presidentin Trump.

Nga Partia Demokratike, disa zyrtarë kanë shpallur tashmë kandidaturën për president.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...