Policia arreston burrin që hyri me naftë në katedralen e Nju Jorkut - Bota Sot
Policia arreston burrin që hyri me naftë në katedralen e Nju Jorkut

Amerika

Policia arreston burrin që hyri me naftë në katedralen e Nju Jorkut

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Zyrtarët policorë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju Jorkut duke bartur lëndë ndezëse.

Ata kanë thënë se roja është përballur me 37 vjeçarin, teksa ai ka hyrë në kishën që gjendet në Menhetën.

Ai është thënë të ketë hedhur naftë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë dërguar në mbajtje.

Zëvendës-komisionari policor, John Miller ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.

Kur është përballur me policinë jashtë katedrales, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve se makina e tij ka mbetur pa naftë dhe kishte vendosur të kalojë përmes katedrales për ta siguruar atë në rrugë më të shkurtër.

Mirëpo kur policia ka kontrolluar veturën, pretendimet e tij nuk kanë qenë të vërteta.

Ndërkohë hetuesit në Paris kanë thënë se procesi i renovimit të katedrales Notre Dame mund të ketë shkaktuar aksidentalisht zjarrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...