Arrestohen dy adoleshente, planifikuan 9 vrasje

Amerika

Arrestohen dy adoleshente, planifikuan 9 vrasje

Më: 20 prill 2019 Në ora: 09:10
Ilustrim

Dy vajza adoleshente janë arrestuar në shtetin e Floridës për dyshimin se planifikuan të vrisnin nëntë vetë, raportojnë mediat amerikane. Vajzat 14-vjeçare nga Avon Park Middle School u arrestuan pasi mësuesi i tyre e gjeti një fletore ku përshkruhehsin detajet e planeve të tyre makabre.

Kjo fletore që përmbante tetë fletë shënime ku vajzat kishin shkruar në detaje marrjen e armëve të zjarrit dhe shkatërrimin e dëshmive duke djegur dhe varrosur trupat e viktimave të tyre.

Mësuesi vuri re se vajzat kishin sjellje histerike ndërsa kërkonin fletoren e tyre dhe dëgjoi njërën prej tyre të thotë se "Unë vetëm do t'u them se është një shaka nëse më telefonojnë ose nëse e gjejnë".

Më pas, mëesuesi e gjeti fletoren sipër së cilës vajzat kishin shkruar si "Informacion privat", "Mos hap" dhe "Projekti 11/9".

Vajzat po mbahen në paraburgim në pritje në pritje të një seance gjyqësore. Secila prej tyre përballet me nëntë akuza për vrasje dhe tre akuza për rrëmbim.

"Nuk ka rëndësi nëse ato mendonin se kjo ishte një shaka", tha Scott Dressel, zëdhënës i Zyrës së Sheriffit të Qarkut Highlands, cituar nga kanali i lajmeve Fox47. "Nuk ka shaka për diçka të tillë. Ju nuk bëni shaka për vrasjen e njerëzve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat