17 persona të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi

Amerika

17 persona të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:24
Foto

17 vetë janë vrarë dhe 5 janë plagosur në një rrëshqitje të tokës në provincën jugperëndimore të Kolumbisë Cauca, tha agjensia e ndihmës së fatkeqësisë në vend të dielën, shkruan AFP.

Rrëshqitja e dheut, e cila u shkaktua nga shira të forta, ndodhi herët të dielën në një zonë rurale të komunës Rosas, tha agjencia në një deklaratë.

Të dielën në mbrëmje një zëdhënës i agjencisë tha se numri i të vdekurve ishte rritur nga shifra fillestare që ishte 14.

Pesë vetë u shtruan në spital dhe tetë shtëpi u shkatërruan. Një pjesë e autostradës Panamerikane u bllokua gjithashtu nga rrëshqitja e dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat