Trump u ndalon tetë vendeve blerjen e naftës iraniane

Amerika

Trump u ndalon tetë vendeve blerjen e naftës iraniane

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:02

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi t’i japë fund përjashtimit që lejonte tetë vende të blinin naftën iraniane për të zeruar kështu eksportet e arit të zi bruto të Teheranit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Duke filluar nga muaji maj, Kina, India, Turqia, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Italia dhe  Greqia do të përballen me sanksionet amerikane nëse vazhdojnë të blejnë naftën iraniane.

SHBA vendosi sanksione të forta nëntorin e kaluar kundër Iranit, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e fuqive të mëdha me Teheranin për programin bërthamor të këtij të fundit.

Masa kryesore e këtyre sanksioneve ishte ndalimi i shitjeve iraniane të naftës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat