Ja sa miliardë dollarë kanë huazuar amerikanët vititin e kaluar për të paguar kujdesin shëndetësor

Amerika

Ja sa miliardë dollarë kanë huazuar amerikanët vititin e kaluar për të paguar kujdesin shëndetësor

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:21
Shëndetësia në Amerikë

Amerikanët kanë huazuar shumën marramendëse 88 miliardë dollar vitin e kaluar për të paguar kujdesin shëndetësor.

1 nga 8 njerëz është dashur të huazojnë para në mënyrë që të mbulojnë kujdesin shëndetësor vitin e kaluar, sipas një hulumtimi të West Health Gallup që u publikua së fundi.

Po ashtu 65 milionë të rritur thonë se kishin pasur probleme shëndetësore por nuk kanë kërkuar mjekim përshkak të çmimit të lartë. Çereku i njerëzve i kanë ndërprerë shpenzimin në shërbime për të paguar për kujdes shëndetësor dhe ilaçe.

“Jo vetëm se kemi një numër të madh që janë duke e shtyrë kujdesin shëndetësor, e po ashtu duke e lënë krejtësisht kujdesin shëndetësor, gjithashtu kemi një pjesë të madhe që duhet të marrë hua për kujdes shëndetësor”, tha Dan Ëitters hulumtues në Gallup.

“Janë vetëm disa amerikanë që janë të sigurtë nga kriza amerikane e kujdesit shëndetësor”.

Këto statistika janë shembujt më të fundit se si shteti është duke u përballur me koston e lartë të kujdesit shëndetësor. SHBA-të kanë shpenzuar më shumë se 10.700 dollarë për përson në kujdes shëndetësor në vitin 2017, të shfaqura nga të dhënat shtetërore. Kjo është më shumë se çdo shtet tjetër, prapë se prapë Amerika vazhdimisht të rangohet poshtë në indeksin e shteteve të zhvilluara sa i përket kujdesit shëndetësor, tha hulumtimi, shkruan “CNN”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat