Emigrantët rrezikojnë jetën duke udhëtuar në çatinë e trenit

Amerika

Emigrantët rrezikojnë jetën duke udhëtuar në çatinë e trenit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:12
Emigrantët duke udhëtuar në çatinë e trenit

Qindra emigrantë që shpresojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara hipën në çatinë e një treni mallrash në jug të Meksikës.

Veprimi i rrezikshëm për të hipur në trenin “La bestia” nuk pengoi emigrantët në mbrëmjen e së enjtes që të hipnin dhe të rrezikonin jetën. 

Qeveria njoftoi se rreth 1,300 njerëz u arratisën por thanë se një shumicë më vonë u kthye.

Burra, gra dhe fëmijë nga vende të ndryshme u futën në trenin e ngadaltë dhe udhëtuan nga qyteti i Arriagës në shtetin jugor të Chiapas, raportoi media meksikane. Autoritetet e emigracionit thanë se së paku 395 njerëz kishin hipur në tren.

Grupi i madh zbriti nga treni të premten pasi arriti në qytetin e Ixtepec në veriperëndim të Arriagës.

“Ne shpresojmë që Perëndia jonë të na ndihmojë. Ne duhej të vazhdonim të lëviznim përpara. Ata nuk do të na lejojnë të ecim, kështu që ne u ngjitëm në tren. Ky është opsioni ynë i vetëm,” tha Michael Hernandez, një honduran, pas zbritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat