Një i vdekur e tre të lënduar nga sulmi në sinagogë

Amerika

Një i vdekur e tre të lënduar nga sulmi në sinagogë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:51
San Diego

(E plotësuar) - Një i vdekur e tre të lënduar është bilanci i sulmit në një Sinagogë në San Diego të SHBA-së.

Në lidhje me këtë është arrestuar një person i cili aktualisht është duke u marrë në pyetje.

Sipas dëshmitarëve, viktimat kishin lëndime të ndryshme.

Fillimisht aty ishte krijuar një situatë e paqartë pasi që nuk dihej numri i personave të cilët ishin duke shtënë me armë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin Palomar Medical Centre, thuhet në raportin e policisë. Dhe në raport gjithashtu shkruhet, se nuk ishte e qartë sa persona ishin gjuajtur me armë. 

***

Një burrë u arrestua për t’u marrë në pyetje pas raportimeve për të shtëna në një sinagogë në qytetin Poway në Kaliforni.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë në San Diego po ndihmon policët me këtë incident.

“Ka të lënduar. Kjo është një situatë në zhvillim”, citohen autoritetet.

Megjithatë, siç është thënë tutje, “tanimë nuk ka kërcënim, megjithatë ne do të sigurojmë patrullim shtesë në vendet e adhurimit”.

Incidenti vjen gjashtë muaj pas të shtënave në një sinagogë në Pittsburgh.

Në tetor, saktësisht gjashtë muaj më parë, 11 vetë u vranë dhe katër policë u plagosën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në Pittsburgh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat