Sulmuesi i sinagogës: U inspirova nga sulmi në Zelandën e Re

Amerika

Sulmuesi i sinagogës: U inspirova nga sulmi në Zelandën e Re

Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:10
John Earnest

John Earnest, 19 vjeçar, është arrestuar nga policia e Kalifornisë, si i dyshuar për sulmin në një sinagogë në qytetin e San Diegos, që la një të vdekur dhe tre të plagosur.

Policia janë duke e hetuar edhe një shkrim të tij, i cili e kishte publikuar në internet, duke numëruar arsyet të cilat e shtynë atë që ta bëjë sulmin.

Në këtë sulm ai la të vdekur, Lori Gilbert-Kaye, 60 vjeçar, njofton policia, ndërsa tre të lënduarit e tjerë janë Rabbi Yisroel Goldstein, një vajzë tjetër 8 vjeçare, identiteti i së cilës nuk u bë publik, dhe xhaxhai i saj Almog Peretz.

Image

Në shkrimin e tij në internet, ai kishte shprehu urrejtje të hapur ndaj çifutëve, dhe pikërisht kjo urrejtje ishte arsyeja e sulmit. Në këtë shkrim gjithashtu shkruhet se ai është inspiruar nga sulmi Zelandën e Re, që ndodhi muajin e kaluar, duke e cilësuar sulmuesin si mbrojtës i racës së bardhë.

Ai gjithashtu ka shkruar se është i inspiruar edhe nga Jezus Krishti, Adolf Hitleri e Betoveni.

Earnest është student i mjekësisë në Universitetin Shtetërorë të Kalifornisë, dhe nuk kishte asnjë të dhënë kriminale. Ai është banorë i qytetit të San Diegos, dhe posedonte një armë gjysmë-automatike AR-15, me të cilën besohet ta ketë bërë sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat