Para 230 vitesh betohej presidenti i parë i SHBA-ve

Amerika

Para 230 vitesh betohej presidenti i parë i SHBA-ve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 07:17
Para 230 vitesh betohej presidenti i parë i SHBA-ve

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Washingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën Federal Hall në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president i vendit.

George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat