Largohet edhe zëvendësryeprokurori i ShBA-ve, Rod Rosenstein

Amerika

Largohet edhe zëvendësryeprokurori i ShBA-ve, Rod Rosenstein

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:34
Rod Rosenstein

Zëvendëskryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Rod Rosenstein ka njoftuar datën e dorëheqjes.

Rosenstein që është personi që mbikëqyri hetimin e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, për bashkëpunim mes drejtuesve të fushatës së Donald Trumpit dhe Rusisë, përmes një letre ka bërë të ditur se do të largohet më 11 maj.

Ai ka bërë të ditur gjithçka në një letër, ku veç të tjerash ka falënderuar Trumpin, por edhe ka thurur lavde për “mirësjelljen dhe humorin” e presidentit amerikan.

Rosenstein, i emëruar që prej ish-presidentit republikan George W Bush, pritej të dorëhiqej që në muajin mars, pas emërimit të William Barr si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Trump kohë më parë kishte postuar një foto në twitter, që shfaqte Rosensteinin të burgosur për “tradhti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat