Venezuela në prag të një lufte civile

Amerika

Venezuela në prag të një lufte civile

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:16
Venezuela

Venezuela tashmë është në prag të një lufte civile, pas thirrjes së Juan Guaidos që me të, të bashkohet edhe ushtria.

Pas kësaj thirrjeje, në Caracas shpërthyen incidente mes mbështetësve të Presidentit Maduro dhe liderit të opozitës venezueliane.

Guaido, i cili mbështetet nga Uashingtoni tha se: “Ushtarë të guximshëm, patriotë të guximshëm, burra të guximshëm që mbështesin kushtetutën, i janë përgjigjur thirrjes”.

Besnikët e Nikolas Maduros përdorën gazin lotsjellës ndaj demonstruesve jashtë një baze ushtarake. Por pamjet televizive tregonin ushtarë dhe mbështetës të Juan Guaidos në bazën kryesisht bosh, të cilët nuk dukeshin në gjendje urgjence.

Nga përleshjet mbetën të plagosur 52 persona.

Ambasadori i Venezuelës në OKB pohoi se kryengritja ishte “përpjekje e fuqive të huaja për të ndezur një luftë civile”.

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhe John Bolton tha se SHBA nuk e konsideron situatën në Venezuelë si një grusht shteti sepse sheh kreun e opozitës, Juan Guaido, si kreun e vendit.

Presidenti Trump dhe administrata e tij e kanë njohur Guaido si presidentin legjitim të Venezuelës që nga janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat