SHBA: Prokurori i Përgjithshëm William Barr përballë ligjvënësve

Amerika

SHBA: Prokurori i Përgjithshëm William Barr përballë ligjvënësve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:09
William Barr

Kreu i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr përballet sot me pyetje të vështira nga ligjvënësit, në vazhdën e kritikave që pasuan publikimin e raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Zoti Barr po takohet me Komisionin Gjyqësor të Senatit të drejtuar nga republikanët për një seancë që pritet të zgjasë së paku tre orë.

Ai përballet gjithashtu me pyetje lidhur me një njoftim të gazetës Washington Post mbrëmë, sipas të cilës zoti Mueller e kishte kontaktuar atë me letër dhe me telefon për ta bindur që të publikonte përbledhjen e raportit të hartuar nga ekipi i tij. Në vend të kësaj, zoti Barr vendosi fillimisht të publikojë një përmbledhje prej vetëm 4 faqesh, që sipas zotit Mueller nuk e pasqyronte plotësisht “kontekstin, natyrën dhe thelbin” e përfundimeve të hetimit.

Zoti Barr u vu në shënjestër të kritikave të demokratëve kur tha se Presidenti Trump nuk e pengoi drejtësinë gjatë procesit të hetimit për ndëhyrjen ruse.

Ai u kritikua gjithashtu për mbajtjen e një konference shtypi për të diskutuar mbi gjetjet e raportit disa orë përpara se anëtarët e Kongresit apo media të kishte rast ta lexonte raportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat