Ish-ambasadore në OKB, Nikki Haley bëhet pjesë e “Boeing”

Amerika

Ish-ambasadore në OKB, Nikki Haley bëhet pjesë e “Boeing”

Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:33
Nikki Haley

Ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley i është bashkuar zyrtarisht bordit të drejtorëve të “Boeing”. Haley është votuar gjatë një takimi të aksionerëve gjatë së hënës, ndërsa është bërë i ditur nga zëdhënësi Chaz Bickers për “The Hill”.

Ish-zyrtarja e administratës së Trumpit do të punojë tashmë në Komitetet e Auditimit dhe Financave në korporatën amerikane, sipas njoftimit që jepet në faqen zyrtare të internetit të “Boeing”-ut. Në fakt, kompania e kishte njoftuar kandidaturën e Haleyt për pjesëtare bordi, që në muajin shkurt.

“Është një nder për mua, të kem mundësinë të kontribuoj në suksesin e vazhdueshëm të Boeing, një kompani lider në industrinë e saj dhe një kompani madhështore amerikane”, do të shprehej Haley asokohe.

Që prej njoftimit të kandidaturës së saj më herët këtë vit, “Boeing” është bërë prè e kritikave të ashpra, pasi një fluturim i “Ethiopian Airlines” që po kryhej me një avion “Boeing 737 Max” u rrëzua në mars, duke shkaktuar vdekjen e 157 personave në bord.

Kjo ishte tragjedia e dytë ajrore në të cilat është përfshirë një “737 Max” në 6 muajt e fundit, pas aksidentit të “Lion Air” në tetor të vitit të kaluar, që i mori jetën 189 personave.

Këto aksidente ajrore detyruan ndërmarrjen e një serie hetimesh dhe uljen në tokë të të gjithë avionëve “Boeing” në shumë vende të botës, përfshi edhe vet Shtetet e Bashkuara. Haley, e cila ka shërbyer edhe si guvernatore e Karolinës së Jugut, la postin e saj në administratën e Trumpit në tetor, me justifikimin e shkruar asokohe në letrën e dorëheqjes “për t’u hedhur në sektorin privat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat