Vazhdon kriza në Venezuelë

Amerika

Vazhdon kriza në Venezuelë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:06
Venezuelë

Në Venezuelë, Nicolas Maduro vazhdon të mbetet në pushtet, pas dështimit të udhëheqësit të opozitës Juan Guaido për të nxitur dezertime masive në ushtri.

Të premten nuk ka patur njoftime për dhunë në kryeqytetin Karakas, pas disa ditë trazirash dhe një thirrjeje që bëri dje zoti Guaido për fillimin e një aksioni industrial që çoi në një grevë të përgjithshme.

Maduro është ngujuar në pushtet, duke u bërë thirrje forcave të armatosura të vendit për të kundërshtuar "çdo grusht shteti" pasi Guaido dështoi të bëjë për vete udhëheqësit ushtarakë.

Guaido, udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare, e shpalli veten president të përkohshëm në janar të këtij viti. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera si udhëheqësi legjitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat