“Motra ime vdiq, ju lutem njoftoni mamin dhe babin. O zot!”

Amerika

“Motra ime vdiq, ju lutem njoftoni mamin dhe babin. O zot!”

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:14
Sean Smith me motren e tij

“Motra ime vdiq. Ju lutem njoftoni mamin dhe babin tim. O zot! Kjo është telefonata e 10-vjeçarit Sean Smith drejtuar policisë në Florida në vitin 1989, kur vrau aksidentalisht motrën e tij. 30 vjet më vonë, Sean ende e kujton atë ngjarje si të kishte ndodhur dje.

“Një natë përpara aksidentit kishte ndodhur një grabitje në atë zonë dhe babi kishte marrë një armë. Ditën tjetër erdha në shtëpi dhe po kërkoja videogames dhe në vend të saj gjeta armën e babit. Mendova se ishte lodër dhe doja të luaja me të. Arma u shkrep dhe plumbi kapi motrën”.

Ndërkohë e ëma tregon se kishin qenë familjarët e bashkëshortit që ia kishin dhënë armën. Humbja e vajzës ishte shokuese për të, ndërsa komentet e njerëzve e lëndonin çdo ditë.

Image

“Nuk kisha me kë të zemërohesha për tragjedinë. Fëmijët janë gjithmonë kuriozë nga armët. Të pasurit e një arme në shtëpi i shton kuriozitetin. Dhe gjithçka ndodh në të qindtën e sekondës. Ishte një fëmijë vetëm një 10 vjeç dhe ndodhi aksidentalisht. Disa njerëz pyesnin nëse e bëri kastile: Jooo! Ai e mbronte atë. Gjëja me e rëndë ishte kur njerëzit thonin mendimin e tyre pa ditur vërtet si kishte ndodhur”, thotë nëna e Sean, Lee Smith.

Javën kur Sean vrau të motrën, dy fëmijë të tjerë humbën jetën në Florida ndërsa dy u plagosën pikërisht në incidente të tilla me armë. Sean thotë se kurrë nuk ka folur me babanë e tij për këtë ngjarje të rëndë.

“Ai bën me faj veten, unë bëj me faj veten time, apo fajësojmë njëri-tjetrin. Adoleshenca ishte e vështirë, nisa të përdorja drogë. Vite më pas kur zbulova se do të bëhesha baba, ngjarja më hapi sytë që të isha përgjegjës jo vetëm për veten time, por për djalin. Lutem çdo mëngjes duke i kërkuar Zotit të më falë. Kur nisa rehabilitimin shpesh shëtisja buzë detit kur nuk kishte njerëz. Shikoja qiellin dhe më dukej sikur i flisja asaj”.

Më shume se 4.6 milionë fëmijë jetojnë në banesa ku ka një armë. Ndërsa 3 nga 4 fëmijë e dinë vendin se ku fshihen dhe ky është një alarm i madh se tragjedi të tilla mund të përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat