SHBA do përparim më të shpejtë në bisedimet me talibanët

Amerika

SHBA do përparim më të shpejtë në bisedimet me talibanët

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:47
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, tha se duhet "përparim më i shpejtë" në negociatat për paqe me talibanët.

Ai tha se është bërë "përparim i qëndrueshëm, por i ngadalshëm" në rrethin e fundit të bisedimeve, që përfundoi të enjten në Doha të Katarit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, i cilësoi bisedimet si "pozitive".

Ato synojnë të gjejnë një zgjidhje politike të luftës gati 18-vjeçare në Afganistan, që është më e gjata në historinë amerikane.

Thuhet se aktualisht po bisedohet për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani.

Uashingtoni është në kontakt me talibanët qysh në korrik të vitit të kaluar.

Talibanët deri tani nuk kanë pranuar të flasin drejtpërdrejt me Qeverinë afgane, të cilën e cilësojnë si "regjim kukullash".

Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak kohë pasi militantë të lidhur me grupin terrorist Al Kaida kanë kryer sulme terroriste në tokën amerikane, duke vrarë mbi 3,000 njerëz.

Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ka rrëzuar talibanët nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001.

Misioni i NATO-s në Afganistan aktualisht ka 17,000 trupa - rreth gjysma e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat