Guaido thotë se Maduro po frikësohet që të arrestojë atë

Amerika

Guaido thotë se Maduro po frikësohet që të arrestojë atë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 21:58
Juan Guaido

Juan Guaido thotë që ai mbetet një njeri i lirë pasi që qeveria venezueliane e Nicolas Maduros është i frikësuar nga pasojat e arrestimit të tij.

“Ata janë të frikësuar. Ata që mundohen të shpërndajnë apo të gjenerojnë një perceptim të kontrollit janë ata që nuk e kanë me të vërtetë.”, tha Guaido në një intervistë për CNN.

Komentet e tij erdhën vetëm disa orë para se një nga aleatët e tij më të afërt u arrestua nga forcat e sigurisë së bashku me agjencinë e intelegjencës të Venezuelës. Edgar Zambrano u ndalua jashtë qendrës së partisë demokratike të mërkurën mbrëma.

“Ata po mundohen që të prishin trupën që reprezanton Venezuelën, por ata nuk do ia arrijnë”, shtoi Guaido.

Maduro dhe qeveria e tij kanë akuzuar Guaidon për një puç të dështuar me 30 prill.

Ndërsa i pyetur nëse intervenimi amerikan është ende një opsion, Guaido ka lënë të kuptohet se një ndërhyrjë ushtarake nuk do të ishte e thënë që të vinte nga SHBA.

Guaido është njohur si president legjitim i Venezuelës nga 50 shtete të botës, duke përfshirë edhe SHBA’në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat