Zyrtarët korrektues trajnohen në ShBA

Amerika

Zyrtarët korrektues trajnohen në ShBA

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:21
Zyrtarët korrektues trajnohen në ShBA

Sot në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të SHBA-së, grupi i deleguar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka përfunduar trajnimin dyjavor me temën “Inteligjenca e Burgjeve”.

Ky trajnim u mbajt si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Laë (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Sipas një komunikate, Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat