ShBA-ja shënon 150-vjetorin e hekurudhës trans-kontinentale

Amerika

ShBA-ja shënon 150-vjetorin e hekurudhës trans-kontinentale

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e Shteteve të Bashkuara po shënohet në Utah të ShBA-së. Njerëzit u mblodhën për ta parë inskenimin e ngjarjes së para 150 vjetëve, kur një bulon i artë ishte vendosur në hekur për ta përfunduar hekurudhën që lidhte brigjet lindore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Udhëtimi me tren nëpër këtë hekurudhë fillimisht bëhej një herë në disa muaj, ndërsa më vonë u shpeshtua dhe bëhej çdo javë. Në këtë mënyrë, nëpër shumë pjesë të ShBA-së u përhap ndikimi ango-evropian.

Përvjetori jubilar u shënua me fjalime, muzikë dhe inskenim të vendosjes së bulonit të artë në hekurudhë. Kur dy trenat ishin takuar më 1869, anëtarët e ekuipazhit e kishin festuar këtë moment me pije “whiskey”.

Ndonëse kjo hekurudhë kishte ndikuar në rritje të madhe ekonomike, ajo gjithashtu bëri që fiset vendëse amerikane të zhvendosen. Përpos kësaj, rreth 1200 punëtorë kinezë vdiqën gjatë ndërtimit të hekurudhës së gjatë.

Dekreti për Hekurudhën e Paqësorit ishte nënshkruar në vitin 1862 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Abraham Lincoln. E drejta për ndërtimin e saj u ishte dhënë dy kompanive. Njëra i kishte nisur punimet në Sacramento të Kalifornisë, ndërsa tjetra në Iowa, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat