Të shtëna me armë në afërsi të pushimores së Trumpit

Amerika

Të shtëna me armë në afërsi të pushimores së Trumpit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Në shkëmbim zjarri afër njërës prej pushimoreve të Trumpit në Floridë një person e ka humbur jetë dhe dy të tjerë janë plagosur, ka kumtuar policia amerikane.

Thirrja për policinë është dërguar të dielën pasdite, duke pretenduar se deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur në pushimoren e Trumpit “Inrternational Beach Resort Miami” në qytetin Sunny Isles Beach, transmeton agjencia AP.

Policia ka shkuar pas thirrjes dhe ka gjetur disa vetura me vrima nga plumbat, ndërsa në njërën veturë është gjetur një vajzë 19 vjeçe e plagosur, e cila menjëherë u dërgua në spital dhe është jashtë rreziku.

Pak më vonë është dërguar edhe një thirrje për një burrë të vrarë në një veturë në parking në qendrën tregtare përballë hotelit të Trumpit, ndërsa policia aty e gjeti një burrë 43 vjeç, i cili ishte qëlluar në mënyrë fatale në kokë.

Siç ka pretenduar policia, me siguri ndonjë plumb qorre e ka goditur këtë burrë derisa punonte në parking.

Një plumb e ka gërvishtur edhe një djalë pesëvjeçar, ka pretenduar policia. Disa persona janë ndaluar për intervistim, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur shumë copë të armëve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat