Ish presidenti amerikan thyen legenit, po merr veten pas operacionit

Amerika

Ish presidenti amerikan thyen legenit, po merr veten pas operacionit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:29
Jimmy Carter

Ish presidenti i SHBA’së, Jimmy Carter po e merr veten pas një ndërhyrje kirurgjike si shkak i legenit së thyer.

Sipas qendrës Carter, ish presidenti ishte duke dalë nga shtëpia e tij në Plains, Georgia për të dalë në gjueti të gjeldetave kur u rrëzua.

Ai është dërguar në qendrën mjekësore Phoebe Sumter në Americus, Georgia për operacion. Mjekët thanë që operacioni ishte i sukseshëm dhe gruaja e tij, Rosalynn, është me të.

Duket që Carter ka marrë vetën. Qendra Carter tha që shqetësimi i tij kryesor është që sezoni i gjuetisë për gjeldeta përfundon këtë javë dhe ai nuk ka arritur numrin e tij të lejuar nga shteti.

Ish presidenti shpreson që shteti e lejojë të kalojë numrin e kufizuar vitin tjetër si bonus për mos arritjen e limitit këtë javë.

Javën e kaluar, 94 vjeçari nënshkroi libra në qendrën Carter të biblotekës presidenciale në Atlanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat