I vihet flaka xhamisë në kohën e iftarit

Amerika

I vihet flaka xhamisë në kohën e iftarit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 21:21
Xhamia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, ku një xhamie i është vënë zjarri në momentin e iftarit.

Xhamia e cila ishte pronë e shërbimeve fetare të komunitetit turk, teksa autoritetet kanë ofruar shpërblim për këdo që jep informacione për autorët.

Në një deklaratë thuhet se zjarri nisi nga hyrja e xhamisë dhe përfshiu atë deri në katin e tretë.

Nuk është raportuar asnjë humbje jete apo lëndim, por xhamia ka pësuar dëme të mëdha. Gjithashtu, sasia e madhe e ujit e përdorur për të shuar zjarrin ka shkaktuar dëme në pjesën e padjegur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat