Thirrja e gruas para se të vritej nga polici, “jam shtatzënë”

Amerika

Thirrja e gruas para se të vritej nga polici, “jam shtatzënë”

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:00
Pamje nga video

Një ngjarje shokuese por njëkohësisht edhe e dhimbshme vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Një kontroll rutinë nga një oficer patrulle në Baytoën, Texas, përfundoi në vrasje.

Një grua është qëlluar disa herë me pistoletë nga oficeri i policisë.

“Jam shtatzënë” janë fjalët e fundit që ka thënë gruaja 45-vjeçare, para së të qëllohej disa herë me pistoletë nga oficeri.

Konflikti është filmuar nga një dëshmitar i cili ka qenë në vendngjarje dhe video është publikuar menjëherë në rrjetet sociale, ku është bërë virale.

Nga policia në SHBA, nuk është konfirmuar ende nëse gruaja ka qenë vërtetë shtatzënë.

Ndërkaq nuk janë dhënë as identitetet e policit dhe gruas së vrarë, ndersa ka nisur një hetim i detajuar në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat