Trump shtyn tarifat për makinat, bursat shënojnë rritje

Amerika

Trump shtyn tarifat për makinat, bursat shënojnë rritje

Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:24
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shtyjë vendimin për vendosjen e tarifave për importin e makinave dhe pjesëve të tyre për gjashtë muaj, njoftoi "Bloomberg", sipas të cilit kjo ndikoi që të ngrihen ndjeshëm aksionet në tregjet evropiane të aksioneve dhe Wall Street.

Trump duhet deri më 18 maj, kur skadon afati, të nxjerrë një vendim me rastin e  kërcënimeve se do të vendosë taksat doganore mbi makinat dhe pjesët e tyre deri në 25 për qind për shkak të sigurisë kombëtare të SHBA.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” raporton, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara të njohura me zhvillimet, se Trump do të shtyjë vendimin për tarifat e makinave deri në gjashtë muaj për të shmangur "prishjen" e negociatave tregtare me BE dhe Japoninë, dhe duke thelluar antagonizmin me aleatët e saj, ndërkohë që po zgjat lufta me Kinën.

Aksionet e BMW u rritën me rreth 5.0 për qind, ndërsa aksionet e Ford, General Motors dhe Fiat gjithashtu u rritën.

Në Wall Street, indeksi S & P 500 u rrit me rreth 0.6 për qind në 2,851.1 pikë, Industrial Daw Jones me gjysmë për qind në 25,661.14 pikë dhe Nasdaq teknologjik me 0,33 për qind në 12,662.12 pikë.

Në Evropë, indeksi Stoxx Europe 600 është rritur 0.2 për qind, FTSE-ja e Londrës me 0.7 për qind, DAKS gjermane me 0.9 për qind dhe KAK 40 francez 0.6 për qind.

Çmimi i naftës amerikane WTI në bursën e Nju Jorkut u rrit 0.4 për qind në 62.04 dollarë për fuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat