Vdes kirurgu që transplantoi zemrën e një babuini te njeriu

Amerika

Vdes kirurgu që transplantoi zemrën e një babuini te njeriu

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:21
Leonard Bailey

Leonard Bailey, kirurgu i transplantit të zemrës nga një babuin te njeriu, vdiq në moshën 76-vjeçare.

Leonard Bailey, kirurgu që hapi dyer të reja në mjekësi kur transplantoi zemrën e një majmuni te një vajzë e porsalindur, por që më pas u kritikua për marrjen e një organi nga një kafshë për të shpëtuar jetën e një njeriu, vdiq pas betejës shumëvjeçare me kancerin.

Vendimi i Bailey për të transplantuar zemrën e majmunit në një foshnje 12-ditëshe të njohur vetëm si “Baby Fae” tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, pasi ofroi një të ardhme ku do të kishte gjithmonë furnizime të palimituara me organe nga kafshët që do të ndihmonin në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Por, çështja morale dhe etike për përdorimin e kafshëve si një supermarket virtual për zemra, mëlçi dhe veshka ishte shumë e rëndë dhe transplantet midis specieve nuk u pranuan si normale.

Baileyn, nga Loma Linda, Kaliforni, ky operacion e bëri një nga autoritet kryesore në transplantet e zemrës, dhe nga një mjek i një qyteti të vogël, ai u bë i njohur ndërkombëtarisht si një kirurg i aftë dhe i guximshëm. Por, gjithçka erdhi me një çmim./Atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat