Misteri që ka habitur Argjentinën, shfaqet Krishti në qiell - Bota Sot
Misteri që ka habitur Argjentinën, shfaqet Krishti në qiell

Amerika

Misteri që ka habitur Argjentinën, shfaqet Krishti në qiell

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një imazh i pabesueshëm që duket si Jezu Krishti është kapur në qiellin e Argjentinës. Fotoja u bë në qytetin e San Salvador de Jujuy dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ajo u realizua nga Monica Aramayo, e cila e bëri foton me telefon celular. Në imazh shihen rrezet e diellin që kanë depërtuar retë, duke formuar një figurë që duket sikur ka hapur krahët.

Përdoruesit në rrjete sociale e krahasuan me portretin e Jezu Krishtit, në veprat e artit të Rilindjes. Fotoja solli reagime të shumta. Një përdorues në rrjetet sociale shkruajti: “Së shpejti Zoti do të vijë për ne dhe ne duhet të jemi gati”.

“Faleminderit për imazhin që na lejon të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të kemi më shumë shpresë për të nesërmen”, shkruajti një tjetër. Sigurisht që imazhi nuk i mahniti të gjithë: “Unë personalisht shoh vetëm rrezet e diellit që dalin nga retë, por njerëzit shohin atë që duan të shohin”, shkruajti një tjetër përdorues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...