Medalja e Artë e Kongresit Bob Dole

Amerika

Medalja e Artë e Kongresit Bob Dole

Nga: Beqir Sina Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:16
Medalja e artë për Bob Dole


Sekretari i Shtetit Pompeo, shefi i shtabit të ushtrisë marrin pjesë në ceremoninë e nderit të Bob Dole, përfshirë edhe Ambasadoren e Kosovës në Uashington Znj. Vlora Çitaku.

WASHINGTOND.C. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe kryetari i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joseph Dunford, ishin të pranishëm të enjten në një ceremoni që nderuan ish-Senatorin Bob Dole (R-Kan.),  me medaljen e artë “Kolonel Nderi i Ushtrisë Amerikane”.

Dunford, Pompeo së bashku me anëtarët e familjes së Dole, duke përfshirë edhe gruan e tij, ish-senatorin Elizabeth Dole (R-N.C.), dhe Ambasadoren e Kosovës në Uashington Znj. Vlora Çitaku, qëndruan gjatë kësaj ceremonie në Uashington në krye të saj duke i bërë një nderim dinjitoz mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole,në njohjen e shërbimit të tij ndaj kombit si ushtar, ligjvënës dhe burrështetas.

"Unë u bëra sot një" Kolonel i plotë në të gjithë kuptimin e saj " në Përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore, dhe me këtë rast kam një falënderim të veçantë për Ushtrinë e SHBA-së, Perëndia i bekon këta burrat dhe gratë tona në uniformë," shkruajti sot Dole në Twitter.

Kongresistja Debbie Dingell (D-Mich.) Ishte gjithashtu midis të ftuarve të enjten, duke e quajtur shërbimin e Dole gjatë Luftës së Dytë Botërore "frymëzuese", për të gjithë amerikanët, gjatë gjithë karjerës së tij të shkëlqyer.

"Falënderoj mikun tim Bob Dole për nderimin me Medaljen e Artë të Kolonelit i Nderit të Ushtrisë! Shërbimi dhe përkushtimi juaj ndaj vendit tonë është frymëzues", shkruante ajo.

Dole u promovua zyrtarisht në mars pasi Kongresi mori miratimin e kësaj medalje me një miratim unanim - njëzëri nga i gjithë kongresi i SHBA. 95 vjeçari Dole, dihet se më parë ka shërbyer si senator për më shumë se tre dekada dhe pa sukses kandidoi për president në vitin 1996.

"Isha krenar që vura uniformën e kombit tonë 77 vjet më parë kur vesha uniformën ushtarake, rrobat e ushtarit amerikan, krenaria ime për të gjithë ata burra dhe gra të shërbimit të guximshëm të Ushtrisë Amerikane që vazhdon edhe sot," tha ai në një deklaratë më parë për këtë nderim që iu bë nga Ligjistatura e 107 e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Uashington, mori pjesë në ceremoninë e gradimit të Senatorit Bob Dole

 Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Bob Dole.

Çitaku në profilin e saj zyrtar në Facebook shkroi se ndjehet falënderuese që Senatori Dole, e bëri Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore.

Bob Dole ishte një ndër figurat më të rëndësishme të politikës amerikane që u vu në përkrahjen të çështjes së Kosovës.

Senatori Dol, ishte nga zyrtarët e parë të lartë të shtetit amerikan që në vitin 1990 e kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me lideët politikë dhe intelektualët shqiptarë të Kosovës.

Ai ishte emëruar ambasador nderi i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

“Amerika di t’i nderojë heronjët e vet. E nderuar që bashkë me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, pata privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Dole.

Senatori Dole është veteran i dekoruar i luftës së dytë botërore. Senatori Dole ēshtë vetëm amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para Senatorit Dole, promovim nderi nga Ushtria Amerikane kishte pranuar Presidenti i Parë i Amerikës George ëashington dhe ëilliam Clark, eksploruesi i famshëm amerikan.

Faleminderit Senator Dole që e bëre Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore. 
 
 
Bob Dole mik i përjetëshëm i shqiptarëve !  

Kur ai pranonte medaljen të mërkurën, Doll jo pa qëllim ka ftuar edhe Ambasdoren e Kosovës në Uashington Vlora Citaku, për t’iu bashkuar me një listë të gjatë të përzgjedhur të personaliteve amerikane, zyrtarëve të lart dhe natyrisht miqëve të tij të pandarë.

Senatori Bob Doll, përndryshe nga shqiptarë njihet mirë se miku më i ngushtë i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, veprimtarit të dalluar të komunitetit Xhim Xhema, nderuar me medaljen “Nderi i Kombit” nga presidenti Nishani, dhe i lidhur ngushtë, qysh tre dekada më parë me ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e patë emëruar Senatorin e përjetëshëm amerikan Bobe Doll, në cilësinë e Presidentit të Kosovës ambasador nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që veprimtari i dalluar Elmi Berisha, ka qenë për disa vjet përfaqësues politik i presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë zyrës së Senatorit republikan Bob Doll “Ambasador nderi i Kosovës në SHBA”.

Në dhjetor 1992, gjatë Kërshëndellave, dr. Ibrahim Rugova përmes miqve të tij, dhe veçanërisht përmes senatorit amerikan Bob Doll, ja doli që t’i bind autoritetet amerikane që ta “vendosnin vijën e kuqe” ndaj Serbisë, të cilën e pati “hequr” ish Presidenti George H. Bush.

Ambasadori nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vdekjen e mikut të tij Rugovës, shkruajti në librin e zisë duke lënë shënimin e tij:”U dëshpërova thellësisht kur mësova lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qënë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të.

Mendja dhe zemra ime është në këto momente me familjen e tij dhe me gjithë Kosovën. Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut.

Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë tashmë “njeriu i epokave”. Gjatë muajve të fundit, Dr. Rugova e luftoi kancerin me të njëjtin dinjitet dhe qëllim. Megjithëse ai e humbi këtë betejë, ëndrat e tij për Kosovën do të realizohen së shpejti. Prandaj dhe familja e miqtë e zotit Rugova mund të gjejnë edhe rehati kur e dinë se dashurin e tij e sinqerët dhe e pamasë për Kosovën do të mbijetojë. 

Është shpresa ime e madhe se administrata amerikane, negociatorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës do të respektojnë vizionin e zotit Rugova, duke ndjekur një proces për statusin përfundimtar politik të Kosovës që do të çojë në sovranitetin e Kosovës, njohjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetin e pavarur plotësisht dhe pa kushte me një vend në Kombet e Bashkuara në vitin 2006”.

I dërguari i Presidentit Clinton Bob Doll, dhe lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova – morën rolin kyç për bisedimet e “Planit të Paqes”, nga Shtëpia e Bardhë, për Kosovën planin të propozuar nga pesë fuqitë e mëdha perëndimore dhe Rusia”, në Mars 1999.

I ngarkuar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA, Bill Clinton si ndërmjetësues Bob Doll u takua më 5 Mars 1999, 19 ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja – të nisnin bombardimet mbi bazat dhe caqet ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, në Shkup – Maqedoni me dhëheqësit shqiptarë etnikë që të arrihej të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje për Kosovën.

Sipas Bob Doll atëhere, ai pati deklaruar se “nëshkrimi do të bëhej brenda disa ditësh,- një veprim që do të hapëte rrugën për NATO-n për të kaluar nga kërcënimet ushtarake kundër Serbisë në sulmet ajrore”.

Doll, për shumë vjet ishte një mbështetës i vjetër i shqiptarëve, në Washington.

 Ai përkrahu dhe mbështeti vazhdimisht çdo demostrat, të atyre viteve në Neë York dhe ëashington, duke e nisur qysh në fillimet e para me emigrantët shqiptar të arratisur nga Shqipëria, në Amerikë, demostratat kundra qeverisë së Tiranës, para viteve 90’ duke u bashkuar me nacionalistët dhe grupet shqiptare anti – komuniste, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria, dhe ishin për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha.

Senatori i përjetëshëm Bob Doll, është një nga senatorët e parë amerikanë që u vuri veshin seriozisht thirrjeve protestuese të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980 – 90′ kur ata sistematikisht po shtypeshin e diskriminoheshin hapur nga regjimi i Millosheviqit nën Serbi dhe ai i diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe u priu këtyre demostratave me flamurin kuq e zi shqiponjën me dy krena pa yllin e bolshevizmit rus.

Dhe, më pas sa më shumë që u njoh gjendjen e rënduar,  tek shqiptarët nën sundimin e egër dhe barbar të Millosheviqit dhe atë të regjimit të Enver Hoxhës, në Shqipëri, aq me tepër senatori Doll, iu përkushtua mbrojtjes së tyre, duke u bërë në Senat një nga zërat më të fuqishëm e më me ndikim në mbrojtje te shqiptareve. Dhe doli me dhjetra herë së bashku me shqiptarët në demostrata në ëashington e Neë York, duke i mbështetur ata dhe nxituar ata të luftojnë pa ndërprerë për të drejtat e tyre.

Bob Doll pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, dhe shpërbëjes së ashtuquajturës Jugosllavi, dha një “shtytje” dhe përkrahu shqiptarët për liritë e të drejtat e tyre, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka shkruar kështu edhe shtypi amerikan por edhe ai vetë në librin mbi kujtimet e tij.

Shtypi amerikan shkruante se Bob Doll, ish-udhëheqësi i shumicës në Senat dhe kandidati republikan për president, ka qenë prej kohësh një ithtar i shqiptarëve, të cilët shpesh kan kontribuar për fushatat e tij.

Presidenti Rugova u takua për herë të fundit me Senatorin Doll, kur e shpalli atë “Ambasador Nderi i Kosovës” në SHBA, mbasi Kosova, u çlirua dhe Rugova, erdhi në vizitë në Washington.

Në ëashington, 5 shkurt 2003 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pati (të martën 4 shkurt 2003) një takim tepër miqësor me Senatorin Bob Doll, i emëruar nga fundi i vitit 2002 si përfaqësues i lartë i Kosovës, me titull “Ambasador Nderi i Kosovës, në ëashington”, nga ai.

Në takimet e tyre, ata gjithmonë biseduan vetëm për gjendjen në Kosovë, për çështje aktuale politike e ekonomike, për funksionimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për rrugën që duhet ndjekur për të hapur perspektiva të…

Çmime & Nderime

Medalje të larta të Presidentit të SHBA: ”Zemra Purple” dhe një “Yll i Bronzit”.

Senatori Bob Doll u emërua nga fundi i vitit 2002 si përfaqësues i lartë i Kosovës, me titull “Ambasador Nderi i Kosovës”, në ëashington, nga ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Shtator 2005 Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e ka nderuar me çmimin “Duart e Shpresës”. Ish senatori Dole u vlerësua për ndikimin e tij gjatë periudhës si senator në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Maj 2017 u nderua nga presidenti Nishani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Motivacioni “Me mirënjohje të thellë dhe vlerësim të lartë shtetëror ndaj kontributit të çmuar dhe ndihmesës thelbësore dhënë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe për lobimin në Senatin Amerikan  në përkrahje të palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, duke theksuar se

: “Senatori Dole ka qenë dhe mbetet një nga përkrahësit dhe politikëbërësit amerikanë më me influencë, që jo vetëm ka përkrahur qysh në fillim të viteve ’90-të, por ka ndihmuar zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë si dhe përparimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke ndikuar edhe në procesin e paqtimit, dialogut, mirëkuptimit, begatisë dhe orientimit euro-atlantik të mbarë rajonit të Ballkanit”.

Janar 2018 mori “Medaljen e Artë të Kongresit” – “Congressional Gold Medal”, në Capitol Hill – Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Mars 2019 - Medalja e Artë e Kongresit -  “Kolonel Nderi i Ushtrisë Amerikane” për Bob Dole, në njohjen e shërbimit të tij ndaj kombit si ushtar, ligjvënës dhe burrështetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat