Guaido: Norvegjia po ndërmjetëson krizën në Venezuelë

Amerika

Guaido: Norvegjia po ndërmjetëson krizën në Venezuelë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:59
Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido konfirmoi se ka dërguar një ekip negociatorësh në Norvegji për të ndërmjetësuar lidhur me krizën në vend, por ai mohoi se ata po bisedonin me përfaqësuesit e qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro.

Gjatë një mitingu politik në Karakas zoti Guaido tha se "disa të dërguar në Norvegji" po "përpiqeshin të ndërmjetësonin" krizën politike dhe ekonomike në Venezuelë.

Zoti Guaido tha gjithashtu se "kjo ishte një iniciativë për të përmirësuar atë që venezueljanët kanë projektuar e përcaktuar” dhe se sipas tij “gjithçka tjetër ishte spekulim”.

Negociatat po mbahen pasi ushtria nuk mori në konsideratë një thirrje që zoti Guaido bëri më 30 prill për t'u ngritur kundër Nicolas Maduros.

Më parë gjatë këtij viti Huan Guaido u vetëshpall president i vendit, pasi Asambleja Kombëtare me shumicë opozitare, doli në përfundimin se Nicolas Maduro fitoi një mandat tjetër si president i vendit, falë manipulimit të zgjedhjeve.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera njohin Huan Guaidon si presidentin legjitim të Venezuelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat