Transparenca e financave të Presidentit Trump

Amerika

Transparenca e financave të Presidentit Trump

Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:14
SHBA

Perandoria e pasurive të patundshme të Presidentit Donald Trump ka siguruar miliona dollarë në të ardhura vitin e kaluar. Kjo gjë ka shtuar pikëpyetjet rreth mundësisë që bizneset e presidentit, të kenë përfituar nga zyrtarë të qeverive të huaja.

Sipas një deklarate të zyrës mbi Etikën Qeveritare, hoteli luksoz “Trump International” që ndodhet në Uashington D.C, siguroi rreth 41 milionë dollarë vitin e kaluar, shumë kjo pak më e lartë krahasuar me një vit më parë.

Deklarata mbi të ardhurat, e cila është detyrim për të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë, paraqet një vështrim të shpejtë të borxheve, pasurisë, si dhe të ardhurave të zotit Trump prej qindra bizneseve në pronësi të tij.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga Mar-a-Lago, ose ajo që njihet si "shtëpia e bardhë e zotit Trump gjatë periudhës së dimrit” që ndodhet Palm Beach, të Floridës, kanë pësuar një rënie me 2.5 milionë dollarë krahasuar me vitin 2017 (22.7 milionë dollarë për vitin 2018).

Që nga momenti që mori detyrën e Presidentit, zoti Trump është përballur me kritika të vazhdueshme lidhur me refuzimin e tij për të hequr dorë nga pasuritë, një vendim, që siç thonë kritikët, ka krijuar konflikt mes bizneseve dhe interesave të tij politike.

Në tërësi zoti Trump raportoi të ardhura prej të paktën 434 milionë dollarësh për 2018, një rënie me 16 milionë dollarë, krahasuar nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat