Ngel shtatzënë teksa është në burg: Nuk mbaj mend asgjë - Bota Sot
Ngel shtatzënë teksa është në burg: Nuk mbaj mend asgjë

Amerika

Ngel shtatzënë teksa është në burg: Nuk mbaj mend asgjë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Një vajzë 26-vjeçare Latoni Daniel PaiyKree, nga Cosa, në Alabama, SHBA, po vuan një dënim prej 17 muajsh për bashkëpunim në vrasje, ndërkohë që ka mbetur shtatzënë teksa ndodhet në qeli.

Historia po bën bujë në media, pasi familja dyshon se ajo mund të jetë përdhunuar ose kërcënuar. Vajza po vijon shtatzëninë, ndërkohë që thotë se nuk e di se si ka ndodhur.

E reja përfundoi në burg pasi ishte në drejtimin e makinës në të cilën hipi ish i dashuri i saj, Ladaniel Tuck, i akuzuar për vjedhjen dhe vrasjen e një të moshuari 87-vjeçar në dhjetor të vitit 2017.

Tashmë për shkak të situatës, e reja do të transferohet në një burg tjetër. Ndërkohë familjarët i kanë kërkuar policisë që të hetojë rastin, pasi vajza thotë se nuk mban mend që të ketë ndodhur asnjë raport seksual.

Sipas të vëllait Terrell Ransaw, ajo mund të jetë përdhunuar, pasi i janë bërë qetësues, ku ka qenë e pavetëdijshme.

“Fëmija do të kujdeset dhe duhet, pasi ime motër nuk do të anortonte kurrë, pavarësisht situatës. Ajo thotë se fëmija është një bekim nga zoti”, thotë i riu. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...