Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Honduras - Bota Sot
Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Honduras

Amerika

Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Honduras

Më: 19 maj 2019 Në ora: 08:48
Aksidenti

Autoritetet lokale të Hondurasit njoftuan se pesë turistë të huaj kanë vdekur pas rrëzimit në det të një aeroplani të vogël privat disa minuta pasi u ngrit në ajër nga ishulli i Roatanit, afër brigjeve të këtij shteti në ujërat e Oqeanit Atlantik.

Zëdhënësi i forcave të armatosura, Jose Domingo Meza, tha se katër viktima janë nga Shtetet e Bashkuara dhe kombësia e një viktime tjetër ende nuk është zbuluar.

Sidoqoftë, shërbimet e emergjencës fillimisht thanë se në këtë aksident kanë vdekur katër kanadezë dhe një person me kombësi ende të panjohur.

Autoritetet thanë se ende nuk mund ta konfirmojnë shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Aeroplani ishte duke shkuar në portin e qytetit të Trujillos, rreth 80 kilometra larg Roatanit. Ky ishull është një vend i bukur që vizitohet nga turistët amerikanë, kanadezë dhe evropianë.

Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Piper PA-32-260”. Zyrtarët e kësaj kompanie nuk e kanë komentuar këtë aksident, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...