New York do t’i dënojë këmbësorët që përdorin celularin në rrugë

Amerika

New York do t’i dënojë këmbësorët që përdorin celularin në rrugë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Sigurisht, asnjëherë nuk duhet ta kaloni rrugën duke e përdorur celularin në të njëjtën kohë. Por tani, ky veprim do të bëhet ilegal në Nju Jork.

Një ligj i demokratëve të cilët kontrollojnë legjislaturën e shtetit, do t’i lejojë policët t’i gjobisin njerëzit prej 25 deri në 50 dollarë për përdorim të celularit gjatë ecjes – përveç rasteve kur mund të dëshmohet se ishte diçka urgjente përdorimi i tij.

Ligji do të jetë i thjeshtë: “Asnjë këmbësor nuk guxon ta kalojë një rrugë në asnjë mënyrë duke e përdorur një pajisje elektronike në të njëjtën kohë”.

Ligji u prezantua për herë të parë vitin e kaluar nga asamblisti Felix Ortiz, D-Brooklyn, por mbështetje mori vetëm një muaj më parë. “Është vërtetuar se shpërqendrimi nga përdorimi i celularit gjatë ecjes mund t’ rrezikojë këmbësorët duke e kaluar rrugën”, thuhet në ligj.

“Këmbësorët jo vetëm që mund të rrëzohen duke e përdorur celularin, por edhe mund të goditen nga diçka”, thuhet më tutje.

Të rinjtë janë më të prirë të goditen nga një veturë, sesa të tjerët, pasi ata e përdorin më së shumti celularin kur kalojnë rrugën dhe shpërqendrohen duke shikuar në celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat