New York, dënohen “të hutuarit” që përdorin rrjetet sociale duke kaluar rrugën

Amerika

New York, dënohen “të hutuarit” që përdorin rrjetet sociale duke kaluar rrugën

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:06
Ilustrim

Qytetarët e Nju Jorkut tashmë bëjnë mirë të mbajnë kokën lart. Të paktën kur ecin.

Senati i shtetit të Nju York-ut do të miratojë në fakt një projektligj që do të dënojë me gjoba nga 25 deri në 250 dollarë për ata që përdorin pajisje elektronike, si smartphone, tableta e të tjera në momentin që kalojnë rrugën ose një kryqëzim.

Do të jetë i ndaluar shkrimi, kontrollimi i postës elektronike dhe lundrimi në Internet, duke përjashtuar padyshim emergjencat.

Nju Jorku nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë. Në 2017 një diçka e tillë u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat