Uashingtoni bëhet shteti i parë nga SHBA që legalizon kompostimin e njeriut

Amerika

Uashingtoni bëhet shteti i parë nga SHBA që legalizon kompostimin e njeriut

Më: 22 maj 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Uashingtoni është bërë shteti i parë në SHBA që ka legalizuar kompostimin njerëzor.

Sipas ligjit të ri, njerëzit tani mund të zgjedhin që trupi i tyre të kthehet në tokë pas vdekjes së tyre, raporton “Bbc”.

Procesi shihet si një alternativë ndaj kremacioneve dhe varrimeve dhe si një mundësi praktike në qytete ku toka për varreza është e pakët.

Në fund të kompostimit, të dashurit u jepet toka, të cilën ata mund ta përdorin në mbjelljen e luleve, perimeve ose pemëve.

Projektligji u nënshkrua në ligj nga guvernatori Jay Inslee të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat