Largohet infermierja nga puna, tentoi t’ia shëronte kancerin pacientit përmes librit të shenjtë

Amerika

Largohet infermierja nga puna, tentoi t’ia shëronte kancerin pacientit përmes librit të shenjtë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sarah Kuteh u shkarkua nga puna në Spitalin e Luginës Darent në Dartford, Kent, pasi në vitin 2016 fliste në mënyrë të përsëritur me pacientët rreth besimit të saj dhe dhurimin e Biblës, duke shkelur rregullat e Këshillit të Infermierisë dhe Mamive.

Një vendim, i publikuar javën e kaluar nga Gjykata e Apelit, tha se më 3 qershor 2016 një pacient në spital ishte ankuar për sjelljen e infermierës Kuteh.

Gjykata dëgjoi nga pacienti, i cili ishte i diagnostikuar me kancer, se infermierja e kishte inkurajuar atë të lexonte një nga psalmët e Biblës, që të shëronte gjendjen shëndetësore nga e cila vuante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat