Gruaja me qentë vjedh rulonë e shkakton kaos në Los Angelos

Amerika

Gruaja me qentë vjedh rulonë e shkakton kaos në Los Angelos

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:52
Foto

Një grua solli vërdallë për 35 minuta policinë, kur vodhi një rulo (shtëpi lëvizëse) gjysmë të shkatërruar dhe vijoi të ecte nëpër rrugë duke shkaktuar kaos të vërtetë në trafikun e Los Angelosit.

Brenda në rulo gruaja kishte me vete edhe dy qen, të cilët nga videoja e publikuar në youtube arrijnë të kërcejnë nga ruloja teksa ishte në lëvizje e sipër. Për 35 minuta policia u vu në ndjekje të saj dhe arritën ta ndalonin vetëm kur ajo u përpoq të largohej duke kapërcyer gardhin e një shtëpie.

Gjatë kësaj rrëmuje gruaja u përplas me 6 makina dhe shkaktoi 3 të plagosur. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat