Trump dhe Pelosi përfshihen në fyerje personale

Amerika

Trump dhe Pelosi përfshihen në fyerje personale

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:57
Foto e bërë gjatë fjalimit vjetor të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Kongres më 14 shkurt 2019.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri tjetrit.

Ky shkëmbim i pazakontë i sulmeve personale shpërfaq përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë.

Ishte Pelosi ajo që fillimisht e akuzoi presidentin Trump për “shpërthim emocional”, pasi ai e lëshoi pas disa minutash një takim me udhëheqësit demokratë në Shtëpinë e Bardhë.

Ata shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një një projektligj të infrastrukturës për të financuar ndërtimin e urave, autostradave dhe projekteve të tjera.

Por, presidenti Trump me të dalur nga takimi tha se nuk do të diskutonte mbi një legjislacion të tillë derisa demokratët e kongresit të ndalonin hetimet ndaj tij.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kërkoi më pas që “familja dhe ndihmësit” e presidentit Trump të ndikojnë te ai për “të mirën e vendit”, duke e akuzuar atë për “mospërmbajtje emocionale”.

Presidenti Trump iu përgjigj duke thënë se zonja Pelosi është e “çmendur”.

Përplasja vjen në kohën kur Trump po ballafaqohet me pengesa ligjore për të mbajtur të dhënat financiare të tij larg duarve të hetuesve të Kongresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat